+389 70 653 032

Mirë se erdhët në
Restorant Dy Fazana & Sofra

Për një mbrëmje të paharueshme dhe përrallore

Pse ne

Përse duhet të na zgjidhni ne

Përse duhet të na zgjidhni ne

Restoranti ynë ndodhet në pjesën më të bukur të rrethinës së Tetovës, vetëm 8 km. nga qendra e qytetit. Me një pamje të bukur dhe një ambient fantastik, restoranti ynë krijon një atmosferë ideale për dasmën tuaj. Jemi të përkushtuar për të krijuar momente unike dhe magjike për çdo çift.

Përvojë kulinare dhe ofertë gastronomike

Kuzhinierët tanë janë të përkushtuar për të krijuar pjata të shkëlqyera gastronomike për mysafirët tuaj. Me përbërës të përzgjedhur me kujdes dhe receta inovative, ju garantojmë që dasma juaj do të jetë një eksperiencë e papërsëritshme e kuzhinës, për të gjithë të pranishmit.

Përvojë e personalizuar

Ne nuk duam që ju të jeni vetëm klient, por edhe pjesë e familjes sonë. Profesionistët tanë të planifikimit të dasmave do t'ju ofrojnë vëmendje dhe mbështetje në çdo hap të planifikimit të dasmës tuaj. Nga kontakti i parë deri te kërcimi i fundit, ne do të kujdesemi për çdo detaj dhe do ta bëjmë ditën tuaj më të lumtur, unike dhe të këndshme.

Argëtim i paharrueshëm për dasmën tuaj

Restoranti Dy Fazana e bën të mundur skenarin ideal për një dasmë perfekte.

Ne nuk jemi një restorant i zakonshëm - ne jemi një vend elegant, ku krijohen momente vërtet magjike. Atmosfera e restorantit tonë është një simbiozë e elegancës klasike dhe qasjeve moderne ndaj mikpritjes. Nga arkitektura e bukur e deri te dekori i zgjedhur, çdo aspekt i Restorant Dy Fazana, prezantohet me kujdes për t'ju ofruar një përvojë unike dasme.

Filozofia jonë gastronomike bazohet në shije të mrekullueshme, përbërës të zgjedhur me kujdes dhe mjeshtëri të lartë. Me fokus në shijen e rafinuar gastronomike, kuzhinierët tanë ju ofrojnë një meny të pasur me pjata kreative, që kënaqin edhe shijet më specifike.

Ekipi ynë profesional i planifikimit të dasmave është këtu për t'ju mbështetur dhe për të realizuar vizionin tuaj për martesë perfekte. Nga biseda e parë deri te kërcimi i fundit, ne jemi këtu për t'i bërë të gjitha momentet e ditës tuaj më të lumtur, magjike dhe unike.

Na lejoni të krijojmë momentin tuaj magjik në Restorant Dy Fazana.

Argëtim i paharrueshëm për dasmën tuaj

Ekipi ynë i planifikimit të dasmave është i disponueshëm për të diskutuar nevojat, idetë dhe vizionet tuaja për dasmën tuaj dhe t'ju ndihmojë të krijoni planin ideal për ditën tuaj më të lumtur.

Mos e shtyni, por na kontaktoni sot dhe rezervoni një takim për një nga ditët më të rëndësishme në familjen tuaj!

Video

Përjetoni ambientin tonë!

Kontakt

Na kontaktoni

Lokacioni:

Autostrada Tetovë – Shkup, Rruga e Vjetër
1 km. para hyrjes për në fsh. Zhelinë, Tetovo
Republika e Maqedonisë

Orari i punës:

E hënë – E premte:
11:00 AM - 23:00 PM

Telefoni:

+389 70 653 032

Loading
Your message has been sent. Thank you!